E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gudjohnsen i lumtur me kalimin në Tottenham

Sulmuesi islandez Eidur Gudjohnsen është i lumtur me kalimin e tij te Tottenham.

Ish-ylli i Chelseat dhe Barcelonës kaloi pjesën e parë të sezonit te Monaco, nga ku është huazuar te Spurs për pjesën e dytë të sezonit.

"është shkëlqyeshëm të rikthehem në Angli, të jem në dhomën e veshjeve, atmosfera, sensi për humor, gjithçka është mirë. Jam shumë i kënaqur dhe shoh përpara për të shfrytëzuar mundësitë për të luajtur për Tottenham Hotspur".

"Duket se e gjithë bota është duke shikuar nga Premier Liga dhe më ka munguar kjo. Po pres ta shijoj këtë", ka thënë Gudjohnsen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›