Vrasësi në Vidohovë, Policia: 30 mijë euro shpërblim për informatorin

Policia e Korçës ka vënë 30 mijë euro shpërblim për informatorin që do të japë të dhëna për vendndodhjen e autorit të tre vrasjeve në Vidohovë të Devollit, Besim Karaj.
Autori i ngjarjes, 45 vjeçari Karaj, nga fshati Thumanë i Krujës pas vrasjes mendohet të jetë larguar drejt kufirit me Greqinë.
Në bazë të hetimeve shkak i tragjedisë me tre të vdekur është xhelozia.
Mësohet se Taulant Mulliri, një prej viktimave të sulmit kishte një lidhje me gruan e autorit të ngjarjes dhe e kishte lënë shtatzënë.