E Diel, 1 Nëntor 2026

Grate i njohin shume pak metodat mbrojtese

Femrat shqiptare jane shume pak te informuara mbi metodat kontraceptive qe ekzistojne dhe per pasoje, shkojne drejt nje aborti. Ky fenomen eshte me i ndeshur tek femrat e zonave rurale qe mbeten ende target grupi, qe kryen me shume aborte e nje prej arsyeve eshte pamundesia per te thithur informacionin mbi metodat mbrojtese, qe shmangin abortin. Po keshtu, sipas specialisteve nje tjeter arsye eshte dhe mungesa e specialisteve gjinekologe, deri ne zonat e thella malore. "Kjo ben qe grave t'i kushtoje shume ekonomikisht, vizita tek specialisti pasi te mos perdoresh kontraceptive sot, do te thote te mos dish te kujdesesh per veten", pohojne specialistet. Ndryshe nga moshat e medha, mjeket specialiste verejne se me te interesuara per perdorimin e kontraceptiveve jane vajzat e reja. "Eshte nje gje pozitive, qe nje vajze e cila ka nisur nje marredhenie seksuale te mbrohet permes metodave mbrojtese. Per te gjithe ata qe ende kane ndrojtje te nisin metodat, duhet thene se kontraceptivet nuk kane asnje rrezik per jeten e gruas, ne te kundert ato e mbrojne ate nga pasojat qe i sjell aborti",-thone mjeket. Aktualisht ne mbi 400 qendra shendetesore, keto metoda ofrohen falas. Nderkohe ne studimin e ISHP-se rezulton se perdorimi i metodave kontraceptive bashkekohore ne Shqiperi eshte rritur nga 8 per qind ne 2002, ne 11 per qind ne vitin 2009. Me qellim rritjen e nivelit te perdorimit te metodave bashkekohore kontraceptive, programi i USAID ne Shqiperi lancoi dje fushaten e dyte ne mjetet e informimit publik. Kjo fushate njemujore, e cila sapo ka nisur edhe ne televizione, radio etj, do te perqendrohet ne rritjen e perdorimit te metodave kontraceptive bashkekohore per parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara. Programi i planifikimit familjar, te shendetit te nenes dhe femijes, ofron informacion per te rinjte dhe te rejat e moshes 18-35 vjec, mbi perdorimin e metodave kontraceptive bashkekohore dhe sqaron keqkuptimet rreth efekteve te tyre anesore te mundshme. Programi punon me studentet, farmacistet, gazetaret dhe mjeket, ne menyre qe te informoje dhe inkurajoje publikun me informacionet me te fundit mbi perfitimet e perdorimit te metodave kontraceptive bashkekohore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›