E Diel, 1 Nëntor 2026

30 të plagosur pas një sulmi me acid në Hong Kong

30 persona, ndër të cilët edhe 7 turistë të huaj janë plagosur gjatë një sulmi me acid në njërën prej rrugëve më të popullura në Hong Kong. Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe bëhet fjalë për sulmin e gjashtë të këtij lloji në një afat kohor prej thuajse një viti. Lajmi është bërë i ditur nga radio Rthk e cila citon burime të policisë. Kjo e fundit informon se ndaj turmës së njerëzve janë derdhur dy shishe me acid të lëngshëm. Sulmi është regjistruar në në Yau Ma Tei ose në " Temple Street Night Market" një nga qendrat tregëtare më të frekuentuara me shitës ambulantë, me lokale nate, dhe qe zakonisht frekuentohet edhe nga turistë të shumtë. Sipas një zëdhënësi të policisë, 10 meshkuj dhe 11 femra janë dërguar në spital me plagë jo të lehta kimike. Për këtë ngajrje raportohet se policia ka arrestuar një person që konsiderohet të jetë autori i sulmit. Ai ishtë një shtetas kinez, 30-vjeçar, dhe është ndaluar nga forcat e policisë pasi është gjetur në çatinë e një ndertesë aty pranë ndërsa në dorë kishte tapat e shisheve. Personi në fjalë nuk është inkriminuar ende por për këtë ngjarje kanë nisur hetimet e hollësishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›