Përmbytjet, PS: Rezultat i keqmenaxhimit, të shkarkohet Prifti
TIRANE- Partia Socialiste ngre shqetësim për mosnisjen e hetimeve nga Prokuroria për krizën humanitare të krijuar në qarkun e Shkodrës. Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka ripërsëritur kërkesën e kampit rozë për largimin e kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Energjetikës Dritan Prifti si përgjegjës të situatës së krijuar. “Nëse nuk e ndjen veten me faj, Berisha duhet të shkarkojë menjëherë Dritan Priftin, që me arrogancë dhe neglizhence, duket të ketë shmangur cdo kërkesë që përcaktonte rregullorja në fuqi për manaxhimin e prurjeve ujore. Nëse nuk vepron edhe pas gjithë këtyre dëshmive që flasin qartë për përgjegjësitë e ministrit të tij, Berisha duhet të largohet bashkë me të, si ideatori i politikave që parapërgatitën situatën që shkaktoi tragjedinë” theksoi deputeti socialist Gjiknuri. Partia Socialiste shpreh solidaritetin me banorët e zonave të përmbytura ndërsa deklaron se se po ndjek me shqetësim situatën. (e.n/BalkanWeb)