Akademikët shqiptarë, probleme me redaksinë e enciklopedisë

Akademikët shqiptarë kanë probleme për të kompletuar dhe zgjedhur këshillin e ri redaktues për hartimin e Enciklopedisë së re nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM). Kjo është deklaruar nga burime shqiptare pranë kësaj akademie.
Edhe pse ishte paralajmëruar se nga fundi i javës së kaluar duhej të formohej redaksia e re, prapë se prapë kjo nuk ka ndodhur. Si problem ka qenë se kandidatët e propozuar shqiptarë me tituj shkencor, për shkak tre akademikëve si anëtarë të ASHAM, nuk i plotësojnë standardet e parashtruara për t'u zgjedhur. Por në anën tjetër, problem është se një pjesë e shkencëtarëve shqiptarë edhe pse nuk janë anëtarë të ASHAM nuk kanë dashur të jenë pjesë e këshillit redaktues, apo nuk duan të marrin pjesë në hartimin e "Enciklopedisë" së re. Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të dihet edhe përbërja e redaksisë së re, e cila duhet të fillojë procesin e hartimit të enciklopedisë së re, apo mund të pasojë ndryshime të disa pjesëve të "Enciklopedisë Maqedonase", të publikuar nga përbërja e vjetër e këshillit redaktues të udhëhequr nga akademiku Bllazhe Ristevski.