E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/Punonjësit e Mediaset protestojnë për shitjen e degës së biznesit

Punonjës të kompanisë mediatike italiane "Mediaset", transmetuesi më i madh komercial në vend, kanë zhvilluar të dielën grevën e tyre të parë mbarëkombëtare. Qindra punonjës u mblodhën jashtë qendrës kryesore të produksionit televiziv në Romë, për të protestuar kundër vendimit për të hequr dore nga njëri prej filialëve të kompanisë, duke filluar që nga 1 shkurti. Protesta vjen pas vendimit për shitjen e degës së biznesit në industrinë e parukerisë, artistëve kozmetikë, dhe rrobaqepësve. sindikatat e Mediasetit, i tremben faktit se ky vendim mund të prekë edhe sektorë të tjerë në ta ardhmen, aktivitete të ndryshme apo edhe të gjithë grupin Mediaset si një e tërë. Ndërkaq mediaset ka replikuar duke sigurur të gjithë punonjësist se asetet e reja të aktiviteteve të rrobaqepësisë, të grimit apo të tjera, nuk do te ketë asnje ndikim në punësim dhe aq më pak në kuhstet e kontratave. sipas përfaqëuesve të mediaset, të gjithë punonjësit e interesuar do të kenë një vend pune, dhe përvecse do të vazhdojnë të punojnë për kompaninë, do të zhvillojnë mundësitë e reja të punës në një kompani që, duke punuar në televizion, teatër dhe kinematografi, ështe e specializuar në ofrimin e shërbimeve për realizimin e transmetimeve televizive. Protesta është zhvilluar në Cologno Monzese dhe përpara selisë së romës nga punonjësit e Videotime, një ndër kompanitë më aktive në produksionet televizive të grupit Mediaset. Ndërkaq disa programe televizive mund të jenë në rrezk nga kjo situatë e krijuar, bën të ditur Paolo Casamassima, i deleguar i Slai Cobas, sindikata bazë e cila është bërë pjesë e protestës së bashku me organizata të tjera në vend. një nga punonjësit mbante në dorë një banderolë ku shkruhej ""Contratë me italianët, një milion vende pune më pak" , një referim i qartë ndaj premtimeve elektorale të kryeministrit italian Berluskoni, i cili tha se do të krijonte vende të reja pune. Disa punonjës të tjerë qëndruan përpara zyrave kryesore të Mediasetit në Romë dhe thërrisnin: "faleminderit Silvio!". Ata sqaruan se i kanë shkruar një letër krministrit për shqetësimet e tyre por nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej tij. "është njëlloj si të jetosh një makth. Pas një pune 20-vjeçare, kjo është një situatë e pamundur- thotë një parukier i Mediaset, Paolo Bambusi. Punëtorët protestues shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me menaxhimin e Mediaset.
Më shumë se 3000 punëtorë janë bashkuar grevë e cila do të vazhdojë edhe të hënën. Mediaset është themeluar në 1970 nga Kryeministri italian Silvio Berluskoni, ndërsa edhe sot kontrollohet dhe menaxhohet nga anëtar të familjes së tij me 38.6% të aksioneve. Zyrat qendore të Mediasetit janë në qytetin verior të italisë, në Milano.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›