E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma dhe Presidenti, Milo: Duhet konsensus mes palëve

Nga qyteti i Korçës kreu i PSD, Paskal Milo, i ka bërë apel klasës politike shqiptare për të gjetur konsensusin për çështjet më jetike të vendit. Reforma zgedhore, zgjedhja e Presidentit janë pikat kyçe për të cilat ka folur Milo, ndërsa nga ana tjetër e ka vlerësur si një alarm të vërtetë për Shqipërinë dhe Qeverinë e saj raportin e një dite më parë të Departamentit Amerikan të Shtetit, përsa i përket votimeve me mjaft probleme serioze të zgjedhjeve të kaluara.

Palskal Milo ka folur para mediave në qytetin juglindor të vendit, duke shprehur si shqetësimin kryesor reformën zgjedhore, e cila nuk ka përfunduar, teksa e ka quajtur absurditet deklaratën siç ka pohuar ai të disa ditëve më parë të një Ambasadori që e ka quajtur këtë proçes 99 për qind të mbyllur.
 

"Nëse nuk, vendoset sistemi elektronik për numërimin e votave, atëherë hajdutët e votave do të bëjnë ata që kanë bërë përherë. Urojmë që provat e forcës që janë ushtruar nga forcat politike të gjejnë konsesusin për çështjet më imediate", ka theksuar ndër të tjera në fjalën e tij Milo. Kryetari i PSD, një forcë politike jo parlamentare përsa i përket çështjes së Presidentit, nuk është shprehur pro asnjë kandidature deri tani, ndërsa ka shtuar se nuk ka arsye për të dhënë këtë suport në kushtet kur partia e tij nuk ka asnjë mandat në parlament për ta bërë ktë gjë.

Ajo që mbetet më shqetësim për Milon është raporti i fundit i DASH, i cili është këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare. Kreu i PSD-së ka qënë në Korçë gjatë paradites të së premtes për të marë pjesë në një aktivitet me struktuart e partisë që ai drejton për riorganizimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›