Lvovsky: Kriza ka rritur borxhin publik

Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, Kseniya Lvovsky
Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, Kseniya Lvovsky, ka thënë se, fakti që Shqipëria nga një vend i varfër ka kaluar në vend në zhvillim, padyshim që është një histori suksesi.
Kseniya Lvovsky deklaratat i bëri gjatë një leksioni të hapur me studentët e Universitetit Eqrem Çabej në Gjirokastër.
Shqipëria gjatë 20 viteve të fundit është zhvilluar shumë dhe tashmë parashikojmë se në të ardhmen të ardhurat do të rriten ndjeshëm, theksoi Lvovsky.
Përfaqësuesja e BB-së tha se, aktualisht vendet e Ballkanit janë prekur nga kriza ekonomike, ndërkohë që Shqipëria ka një bashkëpunim tregtar me vendet e zhvilluar siç është Italia.
Ajo saktësoi se ky vit parashikohet të jetë i vështirë për Shqipërinë, por vitin e ardhshëm pritet një zhvillim i lartë ekonomik.
Kriza ekonomike globale ka ndikuar në rritjen e borxhit publik, por qeveria shqiptare fal bashkëpunimin me Bankën Botërore po e redukton ndjeshëm borxhin nga viti në vit, përfundoi Lvovsky. /E.L/