E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti DASH, AP:Program pune për institucionet

Zyra e Avokatit të Popullit në Tiranë, tha sot se do  ti përkthejë në prioritet  dhe program pune për institucionin të gjitha përfundimet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, publikuar një ditë më parë.

Në një komunikim për shtyp, institucioni i Avokatit të Popullit  thekson si mjaft të rëndësishme problematikat e ngritura nga raporti i DASH, duke shtuar se, raporti është një kontribut i çmuar për zhvillimin, promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Raporti dikton vëmendje të posaçme në fusha si dhuna në familje, abuzimi ndaj grave dhe fëmijëve, dhuna në polici e burgje, diskriminimi me shkak statusin e pakicës etnike, identitetit gjinor apo orientimit seksual, etj- thuhet në reagimin e AP-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›