E Diel, 1 Nëntor 2026

30 vjecari hidhet nga trageti, vijojnë edhe sot kërkimet

TIRANE-Ende asnjë gjurmë nga 30 vjecari shqiptar, Eduart Teodori që dy ditë më parë u hodh në det të hapur nga trageti i linjës Durrës-Bari.
Roja bregdetare e Barit bën të ditur se 2 motovedeta dhe një helikopter po vijojnë kërkimet e nisura prej të premten, që në momentin kur 30 vjecari u hodh nga trageti për tu zhdukur më pas në det.
Ndërkaq mbeten ende të paqarta motivet që cuan 30 vjecarin të hidhej nga trageti, por të dhënat e deritanishme flasin për një debat mes të riut nga Sanxhaku i Lacit dhe një vajze rumune që e shoqëronte atë. Shqiptari bashkëjetonte prej 5 vjetësh në Itali me shtetasen rumune. Më pas kapiteneria i kishte bllokuar pasaportën 30 vjecarit, dhe kjo ka pasuar më të tjera debate mes tij dhe personelit të sigurisë në traget.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›