Kreu i BB, Ngozi Okonjo-Iweala viziton Shqipërinë
TIRANE- Drejtoresha e Lartë e Bankës Botërore, znj. Ngozi Okonjo-Iweala do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë nga data 9, deri në 11 janar.
Burime zyrtare të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë bënë të ditur, se qëllimi kryesor i vizitës së Drejtores së Lartë të BB, do të jetë të theksojë rëndësinë e "Axhendës së re të rritjes" për Shqipërinë dhe të shprehë mbështetjen që Banka i jep qeverisë, bazuar në Strategjinë e Partneritetit për Vendin.
Gjithashtu, Ngozi Okonjo-Iweala do të shprehë solidaritetin e Bankës me të dëmtuarit nga përmbytjet e fundit masive në zonën e Shkodrës si dhe do të diskutojë mbi mbështetjen e mundshme për zbutjen e rreziqeve në të ardhmen.
Gjatë vizitës së saj 3-ditore, Ngozi Okonjo-Iweala do të zhvillojë takime me kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kreun e opozitës, Edi Rama, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat. Ajo do të vizitojë gjithashtu edhe disa projekte të financuara nga Banka Botërore.
Drejtoresha e Bankës Botërore do të zhvillojë të hënën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu ajo do të mbajë ligjëratën "Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor: Si t'i përgjigjemi krizës - Sfida dhe mundësi" për akademikët dhe studentët e universiteteve publike dhe private në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
(d.b/BalkanWeb)