E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder- Puke 2 aksidente, s'ka të lënduar

PUKE- Një automjet, i cili po udhëtonte pasditen e të shtunës në segmentin Shkodër- Pukë, është përfshirë i gjithi nga flakët.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në Qafë- Qelë kanë parë tymin që dilte nga automjeti. Menjëherë i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të ndalonte dhe të zbriste. Vetëm pak caste pasi, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë zbritur , zjarri Ka përfshirë mjetin Citroen me targa greke. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Pukës për të shuar flakët dhe për të liruar lëvizjen e mjeteve përgjate segmentit Shkoder- Puke. Shkak i pëerfshirjes se makinës në flakë mendohet të ketë qenë konsumimi i frenave të makinës, që kanë shkaktuar shkëndija.

Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar në këtë aks. Një automjet Volsvagen pasat me targa greke ka dalë jashtë rrugës, si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilin po udhëtonte. Policia e Pukës bëri të ditur se mjeti po drejtohej nga një emigrant i cili ka pësuar plagë të lehta.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›