30 vjet nga përfundimi i luftës në Ishujt Falkland

Britania çliroi territorin e Mbretërisë së Bashkuar nga pushtimi i Argjentinës më 14 qershor të vitit 1982.
Kryeministri britanik, David Cameron, dha një porosi duke thënë se mbështetja e Britanisë për ishujt nuk është lëkundur në 30 vitet e fundit dhe nuk do të lëkundet as në vitet e ardhshme.
Nga ana e saj, Argjentina pretendon sovranitetin e saj mbi ishujt dhe ka përjashtuar çdo thirrje të Britanisë së Madhe për negociata për të ardhmen e tyre.
Veteranët e luftës së vitit 1982 zhvilluan një paradë ushtarake drejt Monumentit të Lirisë, si një akt përkujtimi. Emrat e 255 ushtarëve britanikë dhe tre civilëve vendas që humbën jetën në luftë u përmenden gjatë kësaj ceremonie.
Në fjalimin e tij, kryeministri Cameron tha: “Përvjetori është një mundësi për të kujtuar të gjithë ata që humbën jetën gjatë konfliktit, si dhe për të parë drejt së ardhmes për ishujt Falkland”.