Panetta: Të kushtëzohen ndihmat për Pakistanin

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Panetta, tha se Washingtoni duhet të vendos kushte për ndihmë për Pakistanin.
Duke folur në një dëgjim për buxhetin në Senatin amerikan, Panetta theksoi se Washingtoni nuk duhet ta ndalë ndihmën për Pakistanin., por duhet t’i shqyrtoj kushtet për dhënien e saj.
Ai tha se vendimi i Pakistanit për mbylljen e rrugëve tokësore për në Afganistan, Shteteve të Bashkuara po u shkakton më tepër shpenzime për dërgimin e furnizimeve në këtë vend.