E Diel, 1 Nëntor 2026

Filloi konferenca Rio plus 20 e OKB-së

Konferenca më e madhe e OKB-së deri më tani ka filluar punimet në Rio de Zhaneiro në Brazil.

Në konferencë Rio plus 20 për zhvillim të qëndrueshëm priten rreth 50 mijë pjesëmarrës-delegatë, aktivistë për mbrojtjen e natyrës dhe liderë të biznesit.

Forumi do të zgjasë deri më 22 qershor dhe në tri ditët e fundit do të mbahen negociata të nivelit të lartë mes liderëve prej rreth 130 shteteve.

Qyteti është nën sigurim të përforcuar, për çka janë mobilizuar rreth 20 mijë ushtarë dhe policë.

Forumin e hapi presidentja braziliane, Dilma Rouseff. Ajo u bëri thirrje të gjitha shteteve të angazhohen për arritje të marrëveshjes, e cila përgjigjet në nevojat ekologjike dhe sociale të planetit, pavarësisht nga kriza aktuale financiare botërore.

Ministra nga mbarë bota në tri ditët e ardhshme do të bisedojnë për hartimin e marrëveshjes, që do të jetë lëndë e diskutimeve në muajt e ardhshëm.

Vetëm për një të tretën e propozimeve ka konsensus dhe negociatat e ministrave do të vazhdojnë deri në takimin e ardhshëm të shefave të shteteve dhe qeverive, nga 20 deri më 22 korrik. Rio plus 20 është vazhdim i takimit për mbrojtjen e natyrës, që u mbajt në Rio në vitin 1992.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›