LDK bën homazhe në Prekaz

Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe kanë vizituar familjen e Jasharajve. Me këtë rast një fjalë rasti ka mbajtur Sabri Hamiti, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Shqiptarët kanë njohur rebelime të panumërta në përpjekjen e tyre për liri, dhe të gjitha respektohen, por më së shumti respektohen ato që japin mesazhin e përbashkimit për fitore. Vepra e Adem Jasharit jep këtë mesazh i cili në të vërtetë është program nacional që nuk shteret me një brez”, tha Hamiti.
Në kuadër të delegacionit të LDK-së që vizituan Prekazin me rastin e shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ishin kryetari Isa Mustafa, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri dhe anëtarë të tjerë partiakë.