E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia në zi

Flamuri i Polonisë është ulur në gjysmë-shtizë në të gjitha ndërtesat publike, pasi vendi i Europës Qendrore është zhytur në zi për viktimat e aksidentit të trenit në Krakov.

Presidenti Bronislav Komorovski ka shpallur të hënën dhe të martën ditë zie kombëtare.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Polonisë dhe Komisioni Shtetëror për Aksidentet Hekurudhore po hetojnë përplasjen e trenave në vijën Varshavë-Krakov, që ndodhi të shtunën.

Ky ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor në Poloni, në më shumë se 20 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›