Zjarr në Nikël të Krujës, digjen varrezat e fshatit
KRUJË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme fshatin Nikël të Krujës. Mësohet se nga flakët e zjarrit janë djegur edhe varrezat e fshatit Nikël.
Në vendngjarje ka shkuar fillimisht vetëm një zjarrfikëse e cila po punon aktualisht për shuarjen e flakëve, të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era.
Korrespondenti Andi Shota sqaron se zjarri ka rënë fillimisht në kodrat e fshatit e më pas ka përfshirë edhe varrezat. Po sipas tij zjarri ka përpirë me qindra drurë frutorë e dekorativë, ndërkohë që pas dy orësh në vendngjarje ka mbërritur edhe një zjarrfikëse nga Tirana.
Nuk dihen ende nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimishmshe apo jo.
(m.a/BalkanWeb)