300 myslimanë protestë ndaj ligjit që ndalon edukimin fetar në shkolla
PRISHTINË- Rreth 300 besimtarë myslimanë janë mbledhur sot në udhëkryqin ptanë Parlamentit të Kosovës, ku po presin të nisin faljen e Namazit të Xhumasë në mes të rrugës, në shenjë proteste, raporton Express.
Besimtarët myslimanë janë të vendosur për futjen edukimit fetar në shkolla, të cilin kuvendi i Kosovës pak ditë më parë nuk votëbesoi nenin, i cili do të lejonte futjen e lëndës së edukatës fetare dhe bartjen e shamisë në shkollat publike të Kosovës.
Mediat vendase bëjnë me dije se besimtarët janë rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat po ruajnë ndërtesën e Qeverisë dhe atë të Parlamentit.
Ndërkohë ende nuk bëhet e ditur nëse ato do të ndërhyjnë për të shpërndarë protestuesit.
(e.m/BalkanWeb)