300 të vdekur nga tërmeti në Kili, ende lëkundje
Tërmeti i rënë në Kili ka lënë pas më shumë se 300 të vdekur, ndërkohë që lëkundjet vijojnë ende. Një tërmet 8.8 ballë goditi dje Kilin, duke shkaktuar edhe qindra të plagosur
Një tjetër tërmet u regjistrua sot nga instituti amerikan gjeofizik (USGS), me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Bëhet fjalë për tronditjen e 99-të në 24 orët e fundit nga tërmeti i parë me magnitudë 8.8 ballë që e goditi vendin rreth orës 3:34 (me orën lokale).
Sipas USGS, epiqendra e tërmetit të fundit u lokalizua 90 kilometra në perëndim të Temuco-s, në 35 kilometra thellësi. Pjesa më e madhe e 99-të tërmeteve që janë regjistruar 24 orët e fundit, janë lokalizuar në një shtrirje rreth 500 kilometra dhe janë manifestuar si në bregdet po ashtu edhe në brendësi të territorit kilian. Magnituda e të gjitha këtyre tronditjeve ishte mbi 4.5 ballë të shkallës Rihter.