E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ BDSH: Gjykata Supreme vendime antishqiptare

Bashkimi Demokratik Shqiptar ka akuzuar Gjykatën Supreme të Maqedonisë, për dënimet e dhëna ndaj të burgosurve të Brodecit, fshat në Tetovë.
"Përkundër kësaj, Gjykata Supreme e Maqedonisë bëri të plotfuqishëm metodat mesjetare të hetuesisë maqedonase duke vërtetuar si të plotfuqishëm dënimin prej 190 vjet burg ndaj të dënuarve për "Rastin e Brodecit" me 26 shkurt të këtij viti, veprim ky që vetëm vërteton natyrën antishqiptare të institucioneve të këtij shteti", thekson deklarata nga kjo parti.
"Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë funksionimin antishqiptar të institucioneve të shtetit maqedonas dhe apelon në domosdoshmërinë e mobilizimit të gjithëmbarshëm kombëtar për ndërprerjen e dhunës dhe diskriminimit që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve", thuhet më tej.
Sipas kësaj partie, veprimet të tilla diskriminuese dhe raciale ndaj shqiptarëve, para së gjithash janë fatale për vetë shtetin e Maqedonisë dhe padyshim që çojnë drejt destabilizimit rajonal. Bombardimet e ushtrisë dhe policisë maqedonase ndaj këtij fshati shqiptar Brodec, shkaktuan 6 të vrarë dhe 12 të plagosur (tre persona vdiqën më vonë si pasojë e kësaj dhune), ngjarje e ndodhur më 7 nëntor të vitit 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›