3000 kosovar kaluan festat e fundvitit në Shqipëri

Pikat doganore të prefekturës së qarkut Kukës këto ditë fillimviti 2013 po presin kthimin e mijëra emigrantëve kosovarë, që i drejtohen Shqipërisë, për t’u rikthyer në vendet e tyre të qëndrimit, pas festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Nga Policia e Kufirit në prefekturën e qarkut Kukës thuhet se këto tre ditët e Vitit të Ri nga pika e kalimit kufitar të Morinës kanë hyrë në vendin tonë mbi tremijë shtetas, ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria mbi dymijë të tjerë. Fluksi i hyrje daljeve për momentin nuk konsiderohet i lartë, por specialistët e kufirit kanë hartuar një program, përmes të cilit, pritet që të dyfishohet nurmi i sporteleve për të përballuar fluksin në rritje gjatë ditëve të ardhshme, transmeton shekulli.
Fluks hyrje daljesh ka pasur edhe në pikat e kalimit kufitar të Qafë Prushit, në Has dhe Qafë Morinë në Tropojë, ku kanë lëvizin mbi 500 persona 24 orët e fundit. /Indeksonline/