Këshilli i Evropës, me 21 – 25 Janar flet për Kosovën

Për situatën në Kosovë, deputete në Strasburg, do të debatojnë me datë 21-25 Janar. Kjo është bërë e ditur në ueb-faqen e Këshillit të Evropës.
Raportuesi për Kosovën, Bjorn von Sydow, do të dorëzojë raportin e tij më 22 janar, derisa Fule do të mbajë fjalimin e tij dy ditë më vonë, sipas njoftimit të ueb –faqes, thuhet se “Të gjitha referencat për Kosovën, si dhe për territorin, institucionet apo popullsinë, në këtë dokument duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 dhe pa paragjykim ndaj statusit të Kosovës”.
Këshilli i Evropës do të diskutoi edhe për situatën humanitare në Gjeorgji, lirin e media në Evropë etj. /Indeksonline/