E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes, lojtar i rëndësishëm i United

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson insiston se Paul Scholes do të jetë kontribuues i madh në sezonin e ardhshëm, në luftën për titull të kampionit.

United dështoi ta fitonte titullin e kampionit sezonin që shkoi, derisa veterani u rikthye nga pensionimi, për ta ndihmuar ekipin bardh e kuq. 37 vjeçari ka vendosur të luajë edhe një sezon për ‘Djajtë e Kuq’.

“Ai e dëshmoi kur u kthye në janar se nuk i ka humbur aftësitë. Nuk ishte e lehtë, pasi kishte qëndruar jashtë 7-8 muaj, por ai na mahniti. Ishte vendim i mirë ta rikthenim dhe ai kontribuoi për ne, njëjtë siç do të bëjë edhe sezonin e ardhshëm”, theksoi trajneri skocez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›