32 vjet nga incidenti i Three Mile Island ne Pensilvani te Shteteve te Bashkuara

Si sot 32 vjet me pare Shtetet e Bashkuara perjetuan aksidentin me te rende berthamor ne historine e tyre. Ne 28 mars te vitit 1979 reaktori Three Mile Island ne Pensilvanine qendrore thuajse shkriu krejtesisht. Ndonese kjo ngjarje nuk i afrohet aspak tregjedise se ernobilit ne Ukraine apo Fukushimes ne Japoni ajo shkaktoi nje nderprerje 30 vjecare ne ecurine e Shteteve te Bashkuara ne fushen berthamore dhe solli rishikimin e politikave te impianteve berthamore ne mbare vendin.
Mbrapa kodrave te Midelltaunit ne Pensilvani nje pamje e zymte shtrihet permes mjegulles se dendur. 4 kulla per ftohjen berthamore...dhe nje reaktor qe shkaktoi aksidentin me te rende berthamor ne Shtetet e Bashkuara. Reaktori 2 ne Three Mile Island.
Rosalie Taylor jetonte me dy djemte e saj ne Midelton kur mesoi se mund te kishte rrjedhje radioaktive nga centrali berthamor. Zyrtaret e sigurise u thane banoreve qe te rrinin brenda.
Qendronim ne shtepi me dyer e dritare te mbyllura duke menduar nese do te kishte apo jo rrjedhje radioaktive.
Fillimisht guvernatori i atehershemn Dik Thornburg tha jo.
Por te nesermen ai rekomandoi evakuimin e grave shtatezena dhe femijeve te vegjel. 32 vjet me vone ai thote
Dick Thornburg
Ne nuk donim qe te nderrmernim nje evakuim te panevojshem dhe vazhdimisht vleresonim informacionin per te pare nese kjo ishte e domosdoshme.
Me shume se 120 mije njerez u evakuan.
shte nje ndjenje e cuditshme te mos dish nese do te kthehesh ne shtepine tende ose jo. Mora pak gjera qe ishin te rendesishme per mua. Dy albume me fotografite e djemve dhe certifikatat e tyre te lindjes.
Dentisti Sam Selcher ende punon ne te njejten zyre qe punonte ne vitin 1979. Ne vend qe te largohej ai qendroi per tu marre me raste emergjencash.
Te gjithe punonjesit e mi jetonin me pak se 8 km nga Three Mile Island. U thashe qe te mbanin aparatin e regjistrimit te radioaktivitetit gjate gjithe kohes kudo qe shkonin.
Pajisja nuk tregoi shenja radioaktiviteti.
4 dite mbas aksidentit presidenti Jimmy Carter mberriti ne vendngjarje.
Mendoj se njerezit thane nese kjo zone eshte e sigurt per presidentin dhe guvernatorin duhet te jete mjaft e sigurt per te gjithe.
Dy dite me vone incidenti perfundoi. Strukturat kontrolluese funksionuan. Shumica e radioaktivitetit nuk u perhap. Vite me vone shkencetaret arriten ne perfundimin se nje valvul e bllokuar shkaktoi tharjen e ujit ftohes nga berthama e reaktorit. Ralf de Santis punon ne kompanine energjitike qe menaxhon Three Mile Island.
Ralph de Santis
Pas rrjedhjes se ujit rreth gjysma e berthames se reaktorit mbetej e pambuluar dhe aty ekzistonte rreziku i rrjedhjes se pjesshme radioaktive.
Hetuesit fajesuan per aksidentin mosfunksionimin e pajisjeve gabimin njerezor dhe mungesen e trainimit. Nisur nga ngjarja e Three Mile Island cdo central berthamor ne Shtete e Bashkuara duhet te kete nje dhome si kjo imitim i dhomes se kontrollit nje kopje ekzakte e elementit qendror me te rendesishem te centralit.
Kjo eshte nje dhome kontrolli ku pergatiten operatoret tane trainohen nje jave cdo gjashte jave.
Imituesit jane te pajisur me panele me ngjyra te ndryshme sipas prioritetit keshtu qe operatoret dine se kujt alarmi duhet ti pergjigjen me pare ndryshe nga viti 1979 ku 400 sinjale te ndryshme nisen te ndizeshin duke corientuar operatoret. Tony Pietrangelo punon ne Institutin e Energjise Berthamore.
Si rezultat i Three Mile Island te gjithe ne kuptuam se duhet te permiresonim pergatitjen e operatoreve dhe aftesine per kunderpergjigje ne raste emergjencash.
Three Mile Island bllokoi perkohesisht zhvillimin e energjise berthamore ne Shtetet e Bashkuara. U deshen 30 vjet perpara se komisioni Rregullator Berthamor i Shteteve te Bashkuara te merrte ne shqyrtim nje aplikim per nje central te ri berthamor. Reaktori 2 ne Three Mile Island u fik pergjithmone ndersa reaktori 1 dhe kulla ftohese e tij vazhdojne te punojne.