Berluskoni ne seancen gjyqesore per evazion fiskal

Kryeministri italian Silvio Berlusconi u paraqit sot ne nje seance gjyqesore te rralle qe kishte te bente me akuzat e ngritura ndaj tij per evazion fiskal dhe shkelje te besimit ne bizneset e tij.
Gjyqi me dyer te mbyllura ne Milano ishte ne kuadrin e nje procesi per marrjen e nje vendimi ne se miliarderi i shnderruar ne politikan duhet te perballet me drejtesine per nje ceshtje qe perfshin kompanine e tij Mediatrade.
Zoti Berlusconi i cili i mohon akuzat i tha gazetareve se gjithshka shkoi mire dhe se ai do te paraqitet edhe ne seancen e ardhshme. Kjo eshte hera e pare qe kryeministri italian paraqitet ne gjyq qe nga viti 2003 kur ai u paraqit per nje ceshtje nen akuzen per marrje rryshfeti.
eshtja e Mediatrade-it eshte vetem nje nga proceset ligjore ndaj udheheqesit italian 74-vjecar. Ne prill ai do te dale ne nje tjeter seance gjyqesore nen akuzat per seks me nje prostitute minorene dhe pastaj shfrytezimin e postit per ta mbuluar krimin.