32-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës, Tirana vishet me flamurin dyngjyrësh

Më 24 gusht Ukraina festoi 32-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj.
Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me agresionin rus, kryeqyteti shqiptar Tirana është veshur me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa ka postuar foto nga kryeqyteti shqiptar solidarizohet me Kievin.
“Gëzuar kremtimin e Ditës së Pavarësisë për popullin e forcës, dinjitetit, shpresës dhe demokracisë, popullit të Ukrainës! Jemi krenarë të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës në luftën për mbrojtjen e pavarësisë,” shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
/ rtsh.al /