320 pallate në Tiranë gati për të marrë lejen e legalizimit
Ferdinand Shehu konfirmon se nga 400 pallate me shtesa, 80% janë përfunduar. Sipas nëndrejtorit të ALUIZNI-t, 120 pallate kanë paguar tarifat financiare
Eljona Ballhysa
Nëndrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve, Ferdinand Shehu, ka bërë të ditur për gazetën “Albania” se ALUIZNI ka përgatitur dokumentacionin për 400 pallate me shtesa në Tiranë. Sipas tij, për 80% të tyre janë bërë azhornimet, verifikimet dhe janë gati për t’u futur në proces. Kjo do të thotë se janë gati 320 pallate me shtesa në kryeqytet për të marrë lejen e legalizimit. Shehu gjithashtu sqaron se rreth 30% e pronarëve të këtyre pallateve kanë paguar tarifat financiare dhe pritet të marrin së shpejti tapitë. Pra banorët e 120 pallateve në Tiranë pritet të hipotekojnë së shpejti apartamentin e tyre. Po kwshtu bëhet e ditur se në të gjitha qytetet e vendit janë bërë gati dosjet me dokumentacionet e nevojshme tekniko-ligjore për legalizimin e një sërë pallatesh me shtesa. Në këtë kategori futen pallatet e vitit 1993 me shtesa të ndërtuara nga banorët e këtyre pallateve, por dhe pallatet me shtesa të ndërtuara nga firmat e ndërtimit, të cilat kanë deformuar lejen e ndërtimit. Në ligjin e legalizimeve janë parashikuar hapat që ndiqen për legalizimin e shtesave në pallate. Ndërkohë që çmimi që duhet të paguajnë banorët është i njwjtë me çmimin që paguhet për ndërtimin e objekteve të veçuara pa leje.
Kriteret për legalizimin e shtesave
Sipas ligjit për legalizimet, njësia e urbanistikës, përgjatë afatit të vetëdeklarimit, shqyrton kërkesat e paraqitura për legalizim të shtesave dhe u njofton subjekteve që përmbushin kriteret e dokumentacionit, të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe gjobën në rast të shkeljes së afateve të plotësimit të formularit të vetëdeklarimit. Kur shtesat janë ndërtuar të gjitha ose pjesërisht në territore publike, subjekti paraqet kërkesën për legalizimin e shtesës dhe të truallit publik mbi të cilin është ndërtuar shtesa. Nuk legalizohen ndërtimet ose shtesat e ndërtimeve pa leje, të kryera brenda territoreve të shkollave dhe institucioneve të tjera publike.
Penalitetet për ndërtuesit
Shoqëritë ndërtuese që kanë kryer shtesa anësore ose shtesa të kateve të larta jashtë lejeve të ndërtimit, për qëllim kalim pronësie ose qiradhënieje, paguajnë për efekt të legalizimit, për çdo m2 sipërfaqe banimi, gjobë 4 për qind të kostos së ndërtimit në çastin e legalizimit të pronës. Për çdo m2 sipërfaqe për veprimtari social-ekonomike, gjobë 10 për qind kostos së ndërtimit nw çastin e legalizimit të pronës. Për çdo m2 sipërfaqe me ndryshim destinacioni, 20 për qind të kostos së ndërtimit në çastin e legalizimit të pronës.
22 Nentor 2008