E Diel, 1 Nëntor 2026

Avdyl Loshaj: Kam frikë nga SHIK-u, nuk vij në Shqipëri

Avdyl Loshaj, i mbijetuari
nga torturat e SHIK-ut në
vitin 1995, dhe i rrëmbyer
bashkë me Remzi Hoxhën e Ziso
Kristopulin, nuk pranon të dëshmojë
para Gjykatës së Krimeve të
Rënda ku po zhvillohet procesi
gjyqësor ndaj katër ish-shikasve.
Telekronisti që u arratis nga baza
e Shërbimit Informativ Kombëtar
në Vain të Lezhës, i ka
dërguar një letër gjykatës dhe
prokurorisë, në të cilën i tregon
se në Shqipëri nuk ndihet i sigurt
për jetën, pasi është ndjekur
dhe persekutuar për disa vite.
"Në Shqipëri më kanë marrë me
forcë, më kanë rrëmbyer dhe më
pas më kanë dërguar në një
kamp. Më pas më kanë keqtrajtuar
deri në gradën e fundit. Për
arsyet e mësipërme nuk mund të
vij në Shqipëri, pasi nuk më sigurohet
jeta. Njerëz të SHIK-ut
më kanë ndjekur për disa vjet",
shkruan Avdyl Loshaj.
Më pyesni me
disa vitesh, pas arratisjes nga Shqipëria.
"Ftoj prokurorinë dhe
gjykatën shqiptare, që kanë
hapur një proces gjyqësor ndaj
personave që na kanë rrëmbyer,
të vijnë në Holandë, ku jam rezident
prej disa vitesh, pasi u arratisa
nga kampi i SHIK-ut, dhe
të marrin dëshminë time", deklaron
Loshaj. Propozimi i tij vijon
se dëshmia mund të realizohet
në ambasadën shqiptare në
Holandë, tek oficeri i policisë, i
cili është pika e kontaktit midis
policisë holandeze dhe asaj shqiptare.
Ndërkohë, gjykata dhe
prokuroria deklarojnë se ende
nuk kanë vendosur nëse do të
shkojnë apo jo në Holandë. Një
gjë e tillë do të vendoset në seancën
gjyqësore të radhës.
"Si më rrëmbyen"
Avdyl Loshaj, i mbijetuari pas
rrëmbimit të SHIK-ut, do të jetë
prova kryesore që do të hedhë
dritë mbi mënyrën e torturës me
pasoja të biznesmenit shqiptaro-
maqedonas Remzi Hoxha, 13
vjet më parë. Sipas burimeve nga
akuza, Loshaj do të jetë një nga
dëshmitarët e organit të akuzës
në seancat gjyqësore ndaj katër
ish-drejtuesve të SHIK-ut, me në
kryer Arben Sefgjinin, aktualisht
drejtor i përgjithshëm i Tatimeve
në Ministrinë e Financave.
Hetues të çështjes thanë se
Loshaj ka pohuar paraprakisht se
është arrestuar në muajin tetor
1995 në Qytetin Studenti, afër
godinës 24. Ai ka pohuar se kanë
qenë tropojanë ata që kanë ushtruar
tortura ndaj tij. "Ka qenë
edhe një person grek. Çfarë ka
bërë ai në trupin tim, vetëm kur
të vijë dita ndonjëherë që të dal
edhe unë para gjyqit mund ta
faktoj...", paralajmëron i mbijetuari
i torturave të SHIK-ut. Ai ka
dëshmuar se ka firmosur nën
dhunën e agjentëve të Shërbimit
Informativ disa deklarata të
shkruara, të parapërgatitura nga
ata. "Bëhej fjalë për atentate ndaj
Zef Brozit, kryetarit të Gjykatës
së Kasacionit, Prelë Martinit,
kryetarit të Gjykatës së Apelit,
gjoja se i kishim organizuar ne.
Thuhej se kisha bashkëpunuar
me Remzi Hoxhën për atentatin
e Gligorvit në Maqedoni", ka rrëfyer
Loshaj.
"Dëgjova Remziun"
Loshaj ka deklaruar gjithashtu
se gjatë torturave në qendrën
e SHIK-ut në Vain të Lezhës ka
dëgjuar britmat e Remzi Hoxhës.
"Këto britma unë i kam dëgjuar
në një vend diku, ku ka qenë edhe
një shërbëtore. Shërbëtorja fliste
në një dialekt shkodran. Nuk e di
se në ç‘vend kam qenë, pasi më
vendosën në kokë një thes të zi
gjatë udhëtimit që kam bërë", shton
ai. Loshaj deklaron se u ka
ikur agjentëve pas hedhjes nga tre
kate e gjysmë, për të shpëtuar nga
torturat çnjerëzore që i bënin. "I
kisha këmbët e lidhura. Më rrihnin
me shkopinj gome. Aq sa
s‘mundja të ndalja urinën. Dikur
njëri prej tyre, ai greku, ai që fliste
greqisht, i tha tjetrit ‘hiqma këtë
qelbësirë prej këtu, dërgoje në
WC. Në WC isha pa të mbathura
dhe aty pashë një dritare të vogël.
E mbylla derën dhe kam parë
poshtë. Desha të hidhesha me
kokë, për të vrarë veten. Nxora
trupin jashtë dritares dhe më
kapën nga bluza. Ajo u shqye dhe
kam rënë në tokë me këmbë",
përfundoi i rrëmbyeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›