E Shtunë, 31 Tetor 2026

3300 shqiptarë vdesin në vit nga duhanpirja

Tiranë- Në shtetin shqiptar janë rreth 900 mijë duhan pirës të rregullt , të cilët brenda një viti konsumojnë rreth 6 mijë ton cigare.

Në ditën Botërore kundër Duhanpirjes, Aleanca Kundër Duhanit, ka bërë publike shifrat ku thuhet se shqiptarët nga ky ves harxhojnë rreth 550 milionë euro, dhe në vit humbin jetën nga duhani rreth 3300 persona. Shifrat tregojnë gjithashtu se më tepër duhanpirës janë meshkujt, por në rritje janë edhe gratë duhanpirëse.

Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë kanë ndërmarrë sot një fushatë sensibilizuese duke shpërndarë postera për të ndërgjegjësuar qytetarët. Në postera tregohen dëmet që të shkakton duhani, dhe çdokush të mund të shohë se sa i lartë është rreziku i vdekshmërisë që mund të vijë nga duhani

“Kujdesin për vete çdo qytetar e ka individuale. Njerëzit duhet të kuptojnë se në shumë raste duhani është një nga dy shkaqet më të mëdha për vdekshmërinë në botë”,- tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Ndërsa përfaqësuesi i OBSH-së në Tiranë, Vasil Miho, u shpreh se këtë vit do të ecet me moton “Larg nderhyrjes se industrise se duhanit”,, ku ka kërkuar ndihmën e Ministrive për tu thënë jo kompanive të duhanit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›