E Shtunë, 31 Tetor 2026

35 Konsuj te Nderit kane vizituar qytetin e Beratit

 Pasi kanë mbërritur në Tiranën zyrtare me Ftesë të Ministrisë së Jashtme 35 Konsuj të Nderit të Republikës së Shqipërisë nëpër Botë kanë vizituar edhe qytetin e Beratit.

Konsujt e Nderit të ardhur nga shtete të ndryshme si Kina, Italia, Turqia, India, Izraeli, Libani, Jordania, Zvicra kanë zhvilluar një takim në bashkinë e këtij qyteti dhe më pas kanë parë nga afër disa nga muzetë dhe lagjet karakteristike te qytetit.

Kryetari i Bashkisë Nasufi ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për rolin e madh që ata kanë luajtur në forcimin e marrëdhënieve politike të Shqipërisë me vendet që ata përfaqësojnë, por edhe për mbështetjen që këto vende i kanë dhënë Shqipërisë në proceset integruese , si dhe deklaroi se kjo vizitë e konsujve është e rëndësishme dhe për qytetin muze të Beratit.

Një nga konsujt e nderit, pikërisht Theodor Roosevelt Britton, konsull i SHBA-së është shprehur se për të është hera e dytë që vizitonte qytetin e Beratit dhe ishte një kënaqësi që ndodhej sërish në qytetin 2400 vjeçar me vlera të shumta historike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›