E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depardieu në rolin e ish-kreut të FMN-së

Regjisori amerikan Abel Ferrara ka ndërmend të xhirojë një film rreth çështjes "DSK" me gjigantët e kinemasë franceze Gerard Depardieu dhe Isabelle Adjani, njoftoi ai në gazetën e përditshme "Le Monde".

"Do të jetë një film rreth politikës dhe seksit me aktorët Depardieu dhe Adjani", deklaroi regjisori për gazetën, duke përcaktuar se do të xhirojë në Paris, Washington dhe New York.

"Është një film për njerëzit e pasur dhe të fuqishëm", theksoi ai.

Ai njoftoi se filmi do të xhirohet rreth skandalit seksual që e detyroi gjatë pranverës së kaluar Dominique Strauss-Kahn të japë dorëheqjen nga funksioni i kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

I akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një pastrueseje në hotelin "Sofitel" në Manhattan, DSK, i cili e ndjeu se po kërkohej për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale franceze në vitin 2012 dhe ishte favorit i sondazheve, është njohur me padinë penale për faktet e dyshuara.

Personazhi do t'i besohet aktorit Depardieu dhe roli i bashkëshortes, gazetares dhe ish-starit të televizionit francez, Anne Sinclair, aktores Isabelle Adjani. Skenari i filmit është shkruar tashmë, i pasuruar nga lajmet e shtypit si dhe nga burimet e regjisorit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›