E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes regjisori Zalman King

Filmbërësi Zalman King, i njohur më shumë për shkrimin dhe prodhimin e filmit të njohur ‘Nine and a Half Weeks’, vdiq në moshën 69-vjeçare.

Dhëndri i King, Allison Burnett tha se ai vdiq të premten në shtëpinë e tij në Santa Monica, California.

Ai ka qenë duke u përballur me kancerin për gjashtë vjet me radhë, tha Burnett.

"Zalman ishte një njëri dhe artist i jashtëzakonshëm, më kompleks dhe njerëzor sesa mund ta imagjinojnë ata që e kanë njohur vetëm nga larg”, tha ai për Reuters.

Filmi i Zalman-it i vitit 1986 ‘Nine and a Half Weeks’ u bë një hit i madh në shumë vende. Në të luajnë aktorët Mickey Rourke dhe Kim Basinger në tregimin përvëlues të obsesionit dhe manipulimit seksual.

Zalman pastaj bëri filma të tjerë erotikë sikurse ‘Two Moon Junction’ në vitin 1988 dhe ‘Wild Orchid’ në vitin 1989, ku gjithashtu luan Mickey Rourke.

Ai gjithashtu ishte i njohur për serinë televizive amerikane ‘Red Shoes Diaries’.

Aktori Charlie Sheen i bëri homazhe regjisorit të ndjerë në faqen e tij në Facebook, duke thënë “sot bota e humbi një shpirt brilant dhe fisnik”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›