Kryeministri peruroi terminalin hyres per anijet ne Portin e Sarandes

Porti i Sarandës do të ketë një terminal hyres per anijet Crocere, qe do te thote se ky qytet do te shderrohet ne nje qender dhe destinacion prites te turisteve nga e gjithe bota qe udhetojne me anije.
Kryeministri Berisha pas prerjes se shiritit theksoi se me ndertimin e kesaj kalate hyrese porti i Sarandes sot ka thellesine e portit te Durresit.
“Turizmi i Sarandes dhe i Shqiperise hap nje kapitull te ri, ate te ankorimit ne kete qytet perle. Saranda futet ne harten e udhetimeve me te medha turistike te Mesdheut, te Europes dhe me gjere. Krenaria jone per kete eshte e madhe, sepse kemi bindjen tone me te thelle se cdo qytetar europian apo vend tjeter qe ve kemben ne kete toke do te largohet shume i kenaqur dhe i pasuruar me mbresa te pashlyera nga vizita ne sarande”, u shpreh ai.
Per ndertimin e kesaj kalate u investuan 4.8 miliarde leke te vjetra. Kryeministri Berisha vuri ne dukje mospranine e kryetarit te Bashkise se Sarandes ne inaugurimin e kesaj kalate kaq te rendesishme.
Nje tjeter inagurim eshte bere dhe ne fshatin Livine te komunes Mesopotam, ku eshte ndertuar nje rruge 4 kilometra e gjate qe lehteson transportin per 2 mije banoret e ketij fshati.
Investimi me vlerë 560 milionë lekë, financim i qeverisë shqiptare. Rruga, me gjatësi 4 kilometër, lehtëson transportin për 2000 banorë të fshatit Livinë.
Ne fjalen e tij kryeministri Berisha ka vene ne dukje se ne Sarandë, nga Konispoli deri në kufi me Himarën, jane ndertuar rruge jo vetem ne fshatra por dhe qytete.
“Ka një muaj që shoku i autobusit mavi bën betejën e rrugëve, një betejë që të kujton personazhet e Servantesit dhe bërtet ku janë rrugët, nuk ka rrugë. Në fakt ka rrugë, ka autostrada nga më modernet, ka rrugë nga më panoramiket, ka nga Mifoli deri në Konispol ku autobusi mavi ecën në rrugë të reja, të ndërtuara dhe të rindërtuara. Por problemi është se xhamat e zinj të autobusit mavi nuk e lejojnë shoferin e autobusit të shohë gjë. Ndaj dhe ai shtron pyetje të tjera qesharake”, deklaroi Berisha.
Per ndetimin e kesaj rruge u investuan 560 milione leke.