E Shtunë, 31 Tetor 2026

35 mijë biznese shqiptare në Itali

Zef Bushati, numri 2 i diplomacisë shqiptare në Itali flet për prezencën në rritje të bizneseve shqiptare në fqinjin e fuqishëm, përtej Adriatikut

“Gjate takimeve me faktore te rendesishem te biznesit italian, tani kemi se cfare permendim; konkretisht duke filluar qe nga sistemi bankar, nepermjet prezences se bankave italiane serioze e te forta e jo vetem ne Itali por edhe ne Europe si psh: "Intesa San Paolo", e deri tek "Banka Popullore Puglia e Basilicata", Banka Italiane e Zhvillimit... e po keshtu ne fushen e tregtise, nepermjet shoqerive te njohura e me emer ne Itali si Conad, Euronix, Oviesse, Coin, etj.e ne fushen e industrise, te shendetesise, arsimit, turizmit, bujqesise”, thotë Zef Bushati, sekretari i parë i ambasadës tonë në Romë.
Kohët e fundit ne Shqiperi janë realizuar dhe po realizohen investime të mëdha. Por ajo qe me ka befasuar dhe per te cilen po punoj me nje pasion te vecante eshte prezenca e bizneseve shqiptare ne Itali, thotë Bushati. Nese me pyesni se cfare mund te veçoj si më të rendesishme ne marredheniet ekonomike mund te permend me mjaft kenaqesi e pse jo dhe me krenari, pikerisht faktin se simbas nje studimi te bere dhe statistikave me te fundit te nxjerra deri më 31 dhjetor 2009, sipërmarrësit shqiptarë në Itali, pra bizneset shqiptare ne Itali kapin shifren e 35 mije shoqerive. Jane 35 mije shoqeri shqiptare te regjistruara ne dhomat e tregetise italiane te cilat paguajne rregullisht Partita IVA 20%, (Imposta sul Valore Aggiunto, ne shqip, TVSH,Tatim mbi vleren e Shtuar), si dhe çdo takse tjeter simbas ligjeve ne Itali. Shumica e ketyre shoqerive punojnë në sektorin e ndërtimit, por ka një prani të mirë në sektorin e bujqësisë, ne sektorin e mekanikes, restoranteve, tregetise, transportit,etj. Nje shtytje simbas studimit te rritjes se numrit te bizneseve shqiptare ka dhene dhe bashkimi i familjeve. Shumë kanë zgjedhur për të hapur një zeje ose tregti të vogël me ndihmën e bashkëshortes ose te anëtarëve te tjerë të familjes, të cilët japin kontribut edhe si punonjës te shoqerise.Por mjaft prej shoqerive kane te punesuar edhe emigrante te nacionaliteteve te ndryshme. Nepermjet kesaj tabele do shihni dhe shperndarjen e ketyre shoqerive ne Rajonet e Italise ku numri me i madh ndodhet ne Rajonet me te zhvilluara si Lombardia,Toscana,etj.
Por per te patur nje evidence te te gjitha ketyre shoqerive, me emrin e shoqerise dhe te pronarit, do te duhej nje projekt dhe nje pune qe kerkon nje kohe relativisht te domosdoshme. Realizimi i kesaj evidence do te ndihmonte bashkpunimin midis Perfaqesise sone ne Itali dhe biznesmeneve shqiptare. Ekziston modeli dhe eksperienca ne kete fushe e qe eshte pikerisht ne Shqiperi ku biznesmenet italiane kane krijuar "Shoqaten e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri". Nje gje e ngjashme mund te jete edhe ne Itali ku shoqerite shqiptare mund te krijonin "Shoqaten e Sipërmarrësve Shqiptarë në Itali". Per kete ide po punohet e po bashkëpunohet me IOM, Organizata Nderkombetare per Imigracionin. Zyra e IOM-it ne bashkëpunim me ambasaden, simbas programit te prezantuar me pare, organizoi tryezat e rrumbullakëta ne qytetin e Bari-t si dhe ne Rome ku u diskutua rreth projektit ne lidhje me: "Mundësitë dhe interesat e diasporës shqiptare në Itali për të investuar në Shqipëri". Ne takim per here te pare moren pjese dhe disa sipermarres shqiptare ne fusha te ndryshme te biznesit. Diskutimi ishte me shume interes. Aty u hodhen idete ne lidhje me mundesite dhe interesat e diaspores shqiptare ne Itali si dhe per organizimin e imprenditoreve shqiptare dhe rruget e bashkëpunimit. Nga pjesmarresit u evidentuan edhe potencialet qe gjenden ne komunitetin prej rreth 450 mije shqiptaresh ne Itali ku prej tyre 199,567 mije jane te gjinise femrore, ose 45,2 % e prezences se emigranteve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›