E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motorrat e ujit,Shoqata e Turizmitkundër qeverisë

VLORE- Bllokimi i motorrave të ujit në hapësirën detare të Vlorës pas një vendimi të fundit nga qeveria shqiptare, ka sjellë reagimin e Shoqatës së Turizmit. Ajo argumenton se në vend që te merren masa për ndotjen akustike që shqetëson pushuesit, po u hiqet dhe mundësia e vetme e ekplorimit të hapësirës bregdetare.

" Moratoriumi ka shkaktuar shumë dëme në ata pushues që disponojnë mjete turistike duke i lënë të kalben dhe tani e ka radhën moratoriumi i motorrave të detit" thotë Vasil Bedini kreu i shoqatës së turizmit.

Për të shmangur aksidentet Bedini propozon vendosjen e rregullave, kush nuk i zbaton të saksionohet,gjobitet apo dhe ti bllokohet mjeti. Kreu i shoqatës së Turizmit shton se shqetësuese mbeten edhe lëvizjet e policisë kufitare të cilat shkaktojnë panik të pushuesit ku kryejnë vizita të shpeshta nëpër hotele apo plazhe.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›