E Diel, 1 Nëntor 2026

Olivia Uajld shpallet “vegjetariania më seksi në botë” nga PETA



E bukur, inteligjente, e impenjuar në aktivitete ekologjike dhe ambientaliste. Aq shumë është vlerësuar për këto të fundit, saqë “Peta”, organizata që mbron të drejtat e kafshëve, e ka përzgjedhur si vegjetarianen më seksi në botë. Ajo është Olivia Uajld, aktorja e mrekullueshme, që shumë prej nesh e njohin sidomos për rolin në filmin kult “Doctor House”, ku ajo shfaqet si doktoresha sensuale “Trembëdhjetë”. Që njihet si një nga femrat më seksi në planet, e dinim që vitin e kaluar, kur nga revista “Maxim” u cilësua femra më seksi në Tokë. Për të pozuar nudo, Olivia nuk ka thënë kurrë “jo” dhe të shumta janë fotografitë ku ajo duket e mahnitshme dhe gjysmë e zhveshur: “Shumë aktore shprehen se nuk do të bënin kurrë skena nudo, por sigurisht që nuk bëhet fjalë për rastin tim. Mbase nuk do të bëja një film ku të minimizoja vlerat e një femre”. Uajld është e dashuruar me kafshët dhe për këtë arsye ndihet e lumtur, që nuk ushqehet me mishin e tyre. Për të, bota do të ishte më e bukur, nëse do të respektonim edhe miqtë tanë me 4 këmbë.

13 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›