E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PS i fitoi dhuna

Pas imponimit të djeshëm të njeriut të Gramoz Ruçit në Lushnje, dje ka qenë radha e policëve, prokurorëve dhe të “fortëve” të tjerë të Edvinit për të marrë në dorë degët e PS. Pa zgjedhje, dje në Tiranë është emëruar si kryesocialist ish-polici Pjerin Ndreu, ndërkohë që në Dibër ka qenë radha e ish-prokurorit Ulusi Manja. I gjithë procesi ka mbështetur ylberistët e dhunshëm, duke afruar shndërrimin e PS-së në një formacion të mirëfilltë paramilitar

Mungesa e transparencës dhe presionet verbale drejt anëtarësisë së thjeshtë socialiste, e konfirmojnë procesin e djeshëm të zgjedhjeve për drejtuesit lokalë në PS, si një farsë më vete, veç rrugaçllëkut 12 mujor rrugëve të Shqipërisë. Ndonëse baza socialiste dënoi prej ditësh me radhë, vendimin e dyzuar të Edi Ramës për të emëruar në postet drejtuese lokale të PS-së njerëz të tij apo të quajtur ndryshe oborrtarë të Pezës, kryesocialisti nuk u tërhoq nga përzgjedhja e tij, duke i shpallur kështu sfidë mbështetësve elektoralë.
Angazhimi i Gramoz Ruçit për shtypjen e protestës së socialistëve në bazë, ka qenë e efektshme. Gramoz Ruçi, jo vetëm ia ka arritur të “shuajë zërat kundër”, por ju ka dhënë një mësim të mirë protestuesve, kur ka sanksionuar në krye të degëve lokale të PS-së, persona, që tashmë e në vazhdim e mundësojnë vetë të mos lejojnë kundërshtimet e “ideve” të Edi Ramës. Këtë e ka mundësuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshëm, duke vendosur në krye të degëve të PS lokale persona me “begraund”, nga Forcat e armatosura.
Pas ndikimit shembullor të Gramoz Ruçit në Lushnje, kur përdhunshëm emëroi kryetar të degës së PS-së, Bujar çelën, dje, falë “ndikimit” të tij, Edi Rama ka një arsye më shumë të bëjë gjumin e qetë, pse në Dibër e në Tiranë, siguroi të emëroi persona të besuar.
Në Dibër, nga dje, degën e PS-së do e drejtojë ish-prokurori Ulsi Manja, ndërsa, “fitorja më e madhe” zgjedhore e Edi Ramës, që pas ardhjes në krye të PS-së, është emërimi në krye të degës së PS së Tiranë, të Pjerin Ndreut, ish-policit me një karrierë, ku më shumë mbahet mend për njollosje që i ka bërë uniformës së policit.
Edi Rama emëroi si favorit për drejtimin e PS-së në Tiranë ish kryepolicin Pjerin Ndreu, i njohur për agresivitetin e tij dhe shtrydhjen e mendimit të lirë, gjë e cila i mundëson kryetarit të socialistëve, zvogëlimin e zërit kritik. Po ashtu, e njëjta skemë mafioze është përsëritur dhe në PS-në e degës Lushnje, atje ku Bujar çela, ka marrë bekimin e Ramës, për të shfrytëzuar çdo hapësirë, në minimizimin e qëndrimit refraktar dhe vënien e strukturave nën kontroll të plotë.
Metodika autokratike dhe emërimi në poste të rëndësishme drejtimi, përmes një veprimi të afër me nepotizmin. Edi Rama, i ndikuar fort nga efekti “Kasandra”, pra parashikimi i një fatkeqësie të afërt, që do të thotë humbje të favoreve pushtetare, të cilat deri më tani ka arritur t’i koleksionojë përmes vrimave të Bashkisë së Tiranës, ka bërë lëvizje të zgjuara, duke hedhur “rrjetën e të fortëve”, për të eliminuar zërat radikalë dhe kritikët e partisë.
I lodhur ndjeshëm muajt e fundit, përmes ecejakeve rrugë-parlament-rrugë dhe sulmeve të pamëshirshme nga baza socialiste, e detyruan Ramën të shtijë në dorë shtigjet e radikalizmit, duke i mohuar kështu përfundimisht bazës socialiste mendimin e lirë dhe të drejtën e protestës në rastet kur vendimi i kryetarit konsiderohet i gabuar. Kësisoj, nuk mund të flitet më për një të majtë të prirur drejt efekteve të hollësishme politike, por mund të quhet fare lehtë si një forcë eunuke pa ide, pa logjikë dhe pa plan operimi.
ëndrrat e Edi Ramës me Kasandrën, nuk është mirëfillti rreziku që ai ndjen apo thënë më lehtë skarciteti politik, por tmerri i një kryqëzimi të egër që mund t’i vijë nga përfaqësuesit e vërtetë të vlerave socialiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›