E Shtunë, 31 Tetor 2026

3.5 mln $ duhet t’i japim Sllovenisë

 Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën marrëveshjen për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Sllovenisë.

Drejtori i Menaxhimit të Borxhit Publik, Xhentil Demiraj, theksoi gjatë punimeve të komisionit se borxhi i trashëguar nga komunizmi është 230 milionë dollarë. Demiri theksoi se ministria e Financave po negocion me palët për kushtet e shlyerjes së këtij borxhi. 

Kjo marrëveshje riskedulon borxhin e vjetër ndaj këtij shteti krijuar nga marrëdhëniet tregtare në klering. Shuma e borxhit është 3.5 milionë dollarë dhe shlyerja e këtij borxhi ka një afat dyvjeçar./a.gjonaj/s.

                                                                                             2012-01-24 16:46
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›