BERZH per ekonomine e vitit 2012

Rritja ekonomike e vendeve të BERZH do të jetë e ngadaltë për vitin 2012 në 3,1% nëse nuk do të merret parasysh një përkeqësim i mëtejshëm i borxhit sovran në Eurozonë.
Përsa i përket vendeve të Europës Juglindore dhe Turqisë, raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tregon se perspektivat ekonomike afatshkurtra mbeten të dobëta si rezultat i krizës së borxheve në Eurozonë. Shqetësim për këto vende mbetet sektori financiar. Edhe Turqia që duket se do të ketë një rritje të lartë ekonomike për këtë vit, do të përballet me problemin e inflacionit në nivelin e 10%. Përsa i takon ekonomisë shqiptare BERZH raporton se pavarësisht një ngadalësimi të aktivitetit ekonomik në gjysmën e dytë të 2011-ës, për shkak të performancës së dobët të tregjeve greke dhe italiane, Shqipëria do të vijojë të ketë një tregëti të fortë, investime dhe dërgesa të remitancave edhe gjatë 2012-ës. Një nga problemet për BERZH, mbetet hapësira e kufizuar e manovrës financiare për shkak të nivelit të borxhit afër kufirit maksimal.
Një nga ekonomistët e lartë të BERZH-it në Londër, Peter Sanfey, tregon për Zërin e Amerikës se “Shqipëria ka mundur të përballojë krizën mirë dhe është vend që ka mundur të mbajë rritje positive”.
“Shqipëria do të mund t’i shpëtojë recesionit pavarësisht se rritja do të jetë më e ulët se nivelet përpara krizës”, thotë Sanfey.
Nëse shohim politikat e ndjekura në Shqipëri, nga ana makroekonomike, ato janë të drejta. Kemi parë të ulet defiçiti fiskal, inflacioni është mbajtur i ulët brenda kufijëve të vendosur nga Banka Qendrore dhe ka patur investime të huaja pavarësisht kushteve të vështira. Megjithatë ka pak vend për manovrime.
Sektori bankar është në përgjithësi në pozitë të shëndetshme, i mirë kapitalizuar, me likuiditet dhe i kontrolluar mirë nga Banka Qendrore. Pra në përgjithësi sektori financiar është i qëndrueshëm pavarësisht se mbeten shqetësim kreditë e këqija, shton sanfey.
Sinkrone
Është e rëndësishme që qeveria t’u qëndrojë besnike politikave të matura makroekonomike dhe kjo do të thotë mbajtja e një kontrolli të rreptë të shpenzimeve, për tu siguruar që deficiti nuk do të rritet përtej kufijëve të tanishëm, përmirësimi i të ardhurave për buxhetin, pasi kjo do të jetë themeli i rritjes për vitet e ardhshme. Pra politika të qëndrueshme makroekonomike të kombinuara me përparimin e reformave strukturore janë ato që i duhen Shqipërisë për t’ju kthyer potencialit të rritjes ekonomike.
“Jemi të kënaqur me investimet tona në Shqipëri” ka thënë ekonomisti i BERZH. “Ne kemi projekte si në sektorin publik edhe atë privat dhe kemi besimin se këto investime do të paguhen”, ka shtuar ai.