E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi ekonomik boteror i FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet për ekonominë globale në 2012 dhe vitin e ardhshëm. Kuadri i përgjithshëm është përkeqësuar. Rritja globale është kërcënuar nga intensifikimi i krizës në Eurozonë si dhe nga dobësia në vendet e tjera. Janë këto parashikimet e FMN në raportin ''World Economic Outlook''. Për vendet e Eurozonës, FMN parashikon një vit recesioni, me një ekonomi në rënie me 0,5% për këtë vit, ndërsa për 2013, rritja do të jetë e moderuar me 0,8%. Gjithësesi në raport vlerësohen hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga qeveritë për luftën ndaj krizës. Sipas raportit, ekonomia e Italisë dhe Spanjës do të ndikojnë në rënien më të madhe me 2,2% dhe 1,7%. Gjithashtu parashikon një ekonomi lineare për Gjermaninë dhe Francën për 2012, ndërkohë që për vitin e ardhshëm do të jetë më e lartë respektivisht me 1,5% dhe 1%. FMN shpjegon se recesioni në Eurozonë do të përcaktohet nga rritja e mëtejshme e interesave të bonove qeveritare, nga manovrat e qeverive mbi konsolidimin e llogarive publike si dhe nga efektet mbi ekonominë reale të procesit të shkrirjes nga ana e bankave. Për këtë FMN rithekson nevojën e ristaurimit të besimit dhe dhënies fund të krizës në eurozonë. Përkeqësimi i shqetësimeve ekonomike rishikon gjithë ekonominë globale, raporton FmN. Ky vit për ekonominë botërore do të reduktohen në një rritje më 3,3% të PBB për këtë vit dhe 3,9% për vitin e ardhshëm. Për SHBA, instituti i Uashingtonit konfirmon parashikimet për një GDP në rritje me 1,8% për 2012 dhe një ecuri positive me 2,2% në vitin 2013. një frenim i lehtë parashikohet për ekonominë kineze krahasuar me vlerësimet e mëparshme, gjithsesi të lartë me 8,2% dhe 8,8% për dyvjecarin 2012-2013. norma të larta rritje vërehen në raportin e FMN mbi 7% për Indinë dhe 3% për Brazilin dhe Rusinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›