35 të vdekur e mbi 150 të plagosur në aeroportin Domodedovo
Ka shkuar në 35 numri i viktimave të shkaktuara si pasojë e një shpërthimi në aeroportin Domodedovo në Moskë. Shpërthimi është verifikuar në orën 16 e 40 me orën lokale duke shkaktuar gjithashtu mbi 150 të plagosur, shume prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve të policisë ruse, shpërthimi ka ndodhur në zonën ku vendoseshin bagazhet e udhëtarëve.
Autori i shpërthimit ka qënë një kamikaz kaukazian. Sipas zëdhënëses së aeroportit, Elena Galanova, shpërthimi ka ndodhur kur ka pasur shumë fluks, ndërkohë që priteshin të vinin 30 fluturime, mes të cilëve 15 ndërkombëtare. Policia po vazhdon ende kërkimet për tre të dyshuar të tjerë si të përfshirë në atentat.