E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev anullon udhëtimin në Davos

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka urdhëruar sot masa më të rrepta sigurie në aeroportet pas sulmit terrorist në aeroportin e Moskës.

Medvedev gjithashtu e ka anuluar udhëtimin në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Zëdhënësja e aeroportit Domodedovo, Julija Golovanova, ka deklaruar për televizionin NTV se sipas të dhënave të fundit, numri i të vrarëve ka shkuar në 35, ndërsa dhjetëra persona janë plagosur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›