Temperaturat në -37 gradë celcius, dy të vdekur në SHBA
Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të ftohtit që ka goditur ditët e fundit veri lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Temperaturat nën zero kanë arritur rekordin në New York, duke arritur në minus 37 gradë celcius. Në disa zona të tjera, temperaturat kanë arritur në minus 30 gradë në Vermont dhe minus 25 gradë në Boston. Në veri të vendit disa shkolla janë mbyllur ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.