NATO në mars vendos për Afganistanin
NATO tha se deri në mars do të vendosë nëse përgjegjësia për sigurinë në provincat do të merret përsipër nga forcat qeveritare.
Sekretari i përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen, tha se pret që kalimi i përgjegjësive të filojë në pranverë, në varësi nga rrethanat në terren.
Vitin e kaluar, anëtarët e NATO-s ranë dakord me qeverinë afgane që proçesi i marrjes së përgjegjësive të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2011, por nuk caktuan një datë të saktë.