35-vjeçari vdes në spital, i vëllai: I bënë serum, thanë “s’e kuptuam që kishte diabet”
TIRANE - Mjekët nuk i bënë analizat që duheshin... Vdiq pasi i dhanë serumin me glukozë...” Këto janë pretendimet e familjarëve të 35-vjeçarit Bashkim Hasani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë pas mjekimit në QSUT. Vëllai i 35-vjeçarit, Bekimi, rrëfen për “Gazetën Shqiptare” momentin kur vëllai i tij ndërroi jetë, vetëm pas injektimit të serumit. “Ne ende nuk e dimë se nga se vuante vëllai im, por dimë që mjekët na thanë që ai vdiq nga diabeti, sepse nuk e kishin kuptuar”, - pohon vëllai tjetër i 35-vjeçarit, Luli Hasani. Ai pohon se Bashkimi asnjëherë nuk ka vuajtur nga sëmundja e diabetit apo ndonjë sëmundje tjetër. Bashkim Hasani, baba i një djali 2 vjeç dhe ndërkohë që priste të bëhej baba për herë të dytë, ka ndërruar jetë të martën e javës së kaluar në urgjencën e Spitalit nr.2, te Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, për shkak të shtrëngimeve në bark, dhe sipas familjarëve, pas injektimit të serumit me glukozë, 35-vjeçari ka ndërruar jetë.
Nga se vuante vëllai juaj?
Vëllai im nuk vuante nga asgjë. Të paktën ndonjë sëmundje serioze nuk ka pasur.
Po ditën që e dërguat në spital, çfarë shqetësimesh pati?
Ditën e hënë, më 3 qershor, Bashkimi pati dhimbje të forta barku. E dërguam në QSUT dhe aty i bënë qetësues. I bënë edhe analizat e zemrës dhe i thanë që e ke në rregull. I bënë edhe analiza gjaku, por na thanë që i dolën shumë në rregull. Por nuk i bënë analizat e diabetit. Pasi i bënë qetësues, ikëm nga spitali. Po atë ditë, pasdite vëllait i filluan dhimbje më të forta dhe e dërguam sërish në spital. Aty i thanë që duhej të shkonte në një klinikë private për të bërë sondën e stomakut. Ditën e martë, vëllai shkoi tek klinika private dhe atje mjekët italianë i thanë që nuk kishte nevojë për sondë, por se duhet të bëhej operacion tek Kirurgjia, pa na e shpjeguar pse. “Nuk është për tek ne”, na thanë mjekët italianë. Shkuam sërish tek Kirurgjia dhe atje i vunë serum me glukozë, pa i bërë asnjë analizë. Gjatë kohës së serumit, vëllai ka pirë shumë ujë. E futën në skaner dhe pasi doli prej andej nuk kaluan as disa minuta dhe ai nuk jetoi më.
Po, mjekët çfarë ju thanë?
Erdhën na thanë që Bashkimi kishte pasur diabet dhe ata nuk e kishin kuptuar. “I shkoi diabeti në një nivel shumë të lartë pas serumit dhe ne e kuptuam vonë se ai vuante nga diabeti”. Madje, pas kësaj mjekët nisën të akuzonin njëri-tjetrin se kush e kishte fajin.
Po denoncim, keni bërë?
Para tri ditësh kemi shkuar në prokurori. Ata kanë sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore. Ne duam të dimë se përse vdiq vëllai ynë, sepse edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se çfarë ia shkaktonte dhimbjet në bark, pasi mjekët nuk arritën t’ia ekzaminonin. Ne kërkojmë që mjekët të mbajnë përgjegjësitë e tyre, për mungesën e profesionalizmit dhe për gabimin që kanë bërë për mjekimin e vëllait tim.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera QSUT: Familjarët refuzuan autopsinë, nuk i bëmë glukozë, por fiziologjik