Arvizu: Po ofrohen para për votën, kërcënime dhe me vendin e punës
TIRANE- Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, i ftuar dje në emisionin “A Show” të gazetarit, Adi Krasta në Vizion Plus shprehu dje shqetësimin e tij për “blerjen” e votës në këmbim të parave apo kërcënimeve me largim nga puna.
Z. Ambasador, tashmë keni një përvojë në numërim…
Kohët e fundit koha ka qenë shumë e freskët në fakt dhe shpresoj të jetë e freskët në të gjitha pikëpamjet.
Klima e zgjedhjeve në Shqipëri është shumë interesante, por cili është problemi më shqetësues, sipas këndvështrimit amerikan për sa u përket zgjedhjeve?
Para së gjithash, më duhet të them që inkurajohem tek shoh që shumë gjëra që tanimë po zhvillohen. Presim me kënaqësi që të shohim një shtet drejt fitores dhe kjo është diçka e mirë, por fatkeqësisht po shohim disa probleme të lehta. Kisha shpresë që të mos i shihja, por ja që po i shohim sërish. Do të donim të shikonim zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një zhvillim të mëtejshëm të procesit demokratik. Ka disa probleme, të cilat kanë dalë në fushatë dhe ne nuk mund të surprizoheni, nuk duam që të zhgënjehemi. Jam i sigurt që do të flasim për këtë fakt më shumë, por po shikojmë përpjekje të ndryshme, të cilat ndihmojnë në mënyrën se si votojnë njerëzit, ndoshta përmes përpjekjes për t’i marrë pak para, ose perspektiva për një vend pune, ose në ndonjë rast edhe kërcënim, që do të thotë humbje e vendit të punës. Po shohim raste me të cilat njerëzit po ç’inkurajohen nga votimi. Po shohim raste kur burimet po përdoren si në nivel qendror dhe vendor, kështu që ka probleme. Janë shqetësuese disi. Disa shkelje janë serioze, por a po e humbasim ne epitetin për të pasur zgjedhje të ndershme?
Është shumë herët për ta thënë këtë. ODHIR ka nxjerrë një raport ndërmjetës, ku ka shtjelluar saktë shqetësimet e tyre. Ka shumë njerëz që kanë përshkruar disa prej problemeve, por mendoj se është shumë herët për ta thënë këtë. Do të doja të isha optimist, për shkak se kjo është ajo që shqiptarët meritojnë, por gjithashtu jemi realistë dhe do të na duhet të presim.
Si do t’i monitoroni, vëzhgoni zgjedhjet territorialisht në Shqipëri? Keni një personel kaq të madh?
Jam i kënaqur që t’ju informoj se këto zgjedhje i marrim shumë seriozisht, sepse na intereson vërtet e ardhmja e Shqipërisë dhe SHBA, qeveria e saj, kanë ka adresuar burime të mëdha në mënyrë që të ndihmojmë me përpjekjen e zgjedhjeve. Ne po ofrojmë rreth 1 milion dollarë nga paketa e taksapaguesit amerikan, në mënyrë që të ndihmojmë në aspekte të ndryshme të zgjedhjeve. Dhe kjo përfshin edhe teknologjinë e informacionit soft në KQZ, gjithashtu koalicionin e vëzhguesve vendorë dhe nisma të tjera, në mënyrë që të shkojnë dhe të monitorojnë qarqet e ndryshme. Do të qëndrojmë në kontakt dhe pres që të mbulojmë 12 qarqet, pjesën më të madhe të qarqeve, veçanërisht në ato ku mund të ketë veprime më të ndezura. Ne do të punojmë së bashku para së gjithash me ODHIR, por edhe me kolegët e BE-së, edhe me shtetet anëtare, KE-në, OSBE. Vëzhguesit janë këtu dhe ne duam që qytetarët të përfitojnë prej kësaj mundësie.
Duket se një nga problemet është KQZ-ja, për të cilën janë harxhuar paratë e taksapaguesit amerikan, por sa i rrezikon kjo zgjedhjet edhe nën dritën e rreptë të vëzhguesve?
Mendoj se do të ishte e drejtë të thosha që ne dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe shqiptarë kanë shprehur një shqetësim lidhur me KQZ. Nuk është skicuar që të funksionojë me 4 komisionerë, por me 7. Ne kemi folur qartë se sa të zhgënjyer ishim. Do të doja ta përdorja këtë mundësi për të thënë që procesi është shumë i rëndësishëm. Duke folur me përfaqësues të partive politike, në një farë mënyrë kam thënë se asnjë palë nuk është e shqetësuar për situatën në KQZ.
..Jo aq sa jeni ju?
Jo, nuk janë sepse të dyja palët janë të interesuar me çdo lloj kushti në fitimin e zgjedhjeve. Janë të interesuara për fitoren dhe e nënkuptojnë këtë. Ne jemi neutralë, asnjanës, se kush i fiton zgjedhjet. Ne na intereson që të zhvillohet një proces i drejtë, pavarësisht se kush fiton, por kur mekanizimi i KQZ dhe rregullat ndryshohen në mes të rrugës, atëherë krijon efektin e kundërt dhe humbet besimin e njerëzve në Shqipëri në këtë provë. Kështu që do t’u thosha partive politike që mekanizmi është nënkndryshuar, ndaj do të na duhet të punojmë së bashku që të përpiqemi që ta kalojmë këtë situatë. Ajo që më shqetëson mua është se është ndryshuar mekanizmi. Ata kanë marrë disa vendime, e di që disa prej tyre i janë referuar Kolegjit Zgjedhor, e përsëris, kjo është një shenjë ç’inkurajuese. Nuk i shoh çështjet e pakapërcyeshme, por është burim i vazhdueshëm shqetësimi. Në një ditë zgjedhjet do të duhet të certifikohen apo jo dhe duhet të bëhen në shumicë, do t’u duhet të shkojnë në Kolegjin Zgjedhor. Çfarë do të ndodhë nëse do të kishim rezultat 70 me 70 apo 69 me 68, me tri qarqe të pavendosura. Do të doja që njerëzit ta kishin menduar pak më shumë vendimin e parlamentit për shkarkimin e z.Muho.
Është ky një shqetësim i pavend i opinionit publik në vend?
Para së gjithash, flas edhe në emër të ambasadorëve, edhe të z. Sequi, i cili e kishte të pamundur që vinte sonte këtu, por ne flasim shpesh dhe pikëpamjet tona përputhen plotësisht.
Skenari më i mundshëm që ju parashikoni në këto zgjedhje?
Ka skenarë të këqij, por edhe të ndryshëm, por duke parë realitetin aktual, është jo e këndshme. Unë kam kaluar kohë me drejtoreshën e ODHIR, ajo ka shumë përvojë dhe ka qenë në disa vende shumë të vështira, ndaj ndjehem shumë mirë që ajo drejton misionin, por ka situatë ngërçi. Të gjithë ne kemi thënë që sjellja e institucioneve, aftësia për të parë një interes më të gjerë, është vërtet më kryesorja dhe ne SHBAtë do të shohim aktorët individualë, politikë që të veprojnë me ligjin, që të mos marrim veprime kapriçioze. Siç ka një shqetësim tjetër, që ka lidhje me dhunën, siç kemi parë deri tani, me kandidatin për deputet. Dhe për sa i përket rezultatit të votimit, nëse do të ishte shumë pranë, kemi parë që të dyja palët të shprehin fitoren. Ndaj duhet t’i marrin gjërat në mënyrë të qetë. Një rol ka Presidenti i Republikës, sepse ai është mbi palët. Z. Nishani ka qenë për shumë kohë në PD, por tani është President i Republikës.
A është përkeqësuar marrëdhënie juaj me kryeministrin Berisha?
Të dy ne kemi punën që duhet të kryejmë. Kam një marrëdhënie, e cila bazohet në mirëkuptim. Ai është kryeministër, unë përfaqësoj SHBA. SHBA dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe përgjigja ime kryesore është që të përfaqësoj vendin tim, presidentin tim, që marrëdhëniet të jenë të frytshme dhe produktive. Dhe si Kryeministër i Shqipërisë, e kupton se partneriteti me SHBA-të është më kryesorja dhe kushdo që pretendon të jetë kryeministër pretendon ta bëjë këtë. Të dy fokusohemi që vendet tona të punojnë së bashku ndërkombëtarisht dhe në rajon.
Nëse zgjedhjet kontestohen, cili është qëndrimi i SHBA-ve?
Zakonisht ne themi që kjo është një përgjigje hipotetike. Parasë së gjithash, ne nuk hyjmë në nocione të paracaktuara. Asnjë rezultat nuk është i paracaktuar. Ne kontaktojmë me njerëzit. Kryetari i Bashkisë së Kukësit ndryshoi, shkoi tek LSI, por a është procesi që respektohet dhe a do të përmbahen rregullat? Dhe njerëzit do ta dinë. Besoj se konsensusi do të njihet dhe do të konsultohemi, sepse do të takohemi shumë, do të flasim. Pra, është në interesin e të gjithëve që ky proces të ecë sipas rregullave, por jo sipas rezultateve të paracaktuara. Ne jemi realistë. Ne kemi parime, kështu që gjëja më e rëndësishme është që t’i quajmë gjërat ashtu siç i shohim. Unë e shoh këtë si shumë pozitive. Populli shqiptar meriton një rezultat që reflekton vullnetin e njerëzve. Kemi dëgjuar për mënyra të ndryshme se si votojnë njerëzit, më duhet të marr ca para, më duhet të marr celularin etj. U thashë: e keni seriozisht? Po talleni? Më thanë që e kemi seriozisht. Nuk mund ta imagjinoj këtë dhe Shqipëria në 2013-ën nuk ka nevojë të ketë moment konfliktual.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)