37 deputetë të PS firmosin kandidaturën e Bajram Begajt si President, Rama: I duhuri për shtetin, kemi barrën të jemi partia e të gjithëve

Pak orë para dorëzimit zyrtar të kandidaturës dhe votimit të gjeneral Bajram Begajt si presidenti i ardhshëm i Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme, grupi parlamentar i PS ka zhvilluar mbledhjen, për të marrë firmat e deputetëve. Për propozimin e një kandidature duhet firma e 20 deputetëve, ku për Bajram Begajn u mblodhën plot 37 firma të deputetëve socialistë. Mes emrave është edhe firma e kryetarit të PS, Edi Rama.
I pranishëm në mbledhje, kryeministri Edi Rama Gjatë vlerësoi kandidaturën e Gjeneral Bajram Begajt, i cili tha se ai është i duhur për shtetin dhe shqiptarët pasi është një figurë me integritet.
“Për të garantuar respektin dhe mos cenimin e të gjithë kandidatëve potenciale në një proces diskutimi që bëhet si thashethemnajë e madhe. Procesi që në bëmë në grup na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve me zarfe për një diskutim konkret në Kryesi emër për emër. Bashkë me procesin paralel që u bë për të komunikuar me opozitën dhe palët e tjera në Kuvend, apo edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Ky konkluzion përmbush nevojën për të gjithë nevojën që ka ngrehina e shtetit për një njeri normal. Bëhet fjalë për një figurë sa të lartë institucionale aq edhe të paangazhuar në të gjithë përplasjet apo rrugët kryqëzohen në arenën politike. Kjo gjë na bën të ndihemi të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka edhe përgjegjësinë për të udhëhequr jetën e vendit. Këto të gjitha janë tipare që i karakterizon në përgjithësi këto figura, dhe patjetër edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, i cili bëhet gati të jetë Presidenti i ri i Republikës”, tha Rama.
Rama ka zbuluar edhe diskutimin që është bërë për emrat e tjera të propozuar për President, ku tha se në listë ishte edhe emri i Fatos Nanos, por sipas kryeministrit u përjashtua si mundësi pasi PS ka barrë të jetë partia e të gjithëve.
‘Patëm tre drejtime të përcaktuara prej profileve të propozimeve të bëra. Njëri drejtim ishte i të vet propozuarve këtu në grup, i cili u përjashtua menjëherë. E kemi thënë publikisht që në krye të herës. Nuk do të kishim një kandidat nga grupi parlamentar i PS-së. Drejtimi i dytë ishte për ato që kanë pasur një kontribut në PS. Që nga ish kryetari i PS Fatos Nano. Ne pamë të arsyeshme që edhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përfshirjes në përzgjedhje. Kjo pasi PS ka barrën që të jetë partia e të gjithëve. Kështu u fokusuam tek drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispozicion 26 kandidatura gra dhe burra të nderuar. Me profile të ndryshme që nga profilet e jetës publike dhe akademike e deri te profile që vinin nga të tjera drejtime politike. Pas një diskutimi shumë cilësor, dhe mbas vënies në peshore të çdo kandidature duke ruajtur respekt për të gjithë personat. Në fund patë, 6 kandidatura që morë më shumë kohë për tu shoshitur dhe pastaj konsesnualisht, duke i dëgjuar dhe me shumë vëmendje ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale. U arrit në konkluzionin që mund të propozonim këtë kandidaturë’, tha Rama.
Gjeneral Begaj është propozuar nga PS si kandidat për Presidentin e ri të Shqipërisë dhe votimi i tij do të bëhet sot në Kuvend në orën 18.00. Në raundin e katërt të votimit Presidenti zgjidhet me një shumicë të thjeshtë votash, pra 71 vota dhe PS i disponon votat për zgjedhur e vetme Presidentin e ri.
Emrat e firmëtarëve
Edi Rama, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Xhemal Qefalija, Antoneta Dhimaj, Ilirjan Pendavinji, Rrahman Rraja, Niko Peleshi, Desantil Tahiraj, Kotiana Piro, Pandeli Majko, Petro Koçi, Bardhyl Kollçaku, Luan Duzha, Fadil Nasufi, Ismet Beqiraj, Tatjana Piro, Hatixhe Konomi, Elisa Spiropali, Ilir Ndraxhi, Klevis Xhoxhi, Eduard Ndreca, Denis Deliu, Klodjana Spahiu, Florenc Spaho, Edona Bilali, Etjen Xhafaj, Pranvera Resulaj, Arben Pellumbi, Ornaldo Rakipi, Jurgis Çyrbja, Niko Kuri, Vullnet Sina, Eduard Shalsi, Besjan Ajazi.
/rtsh.al/