E Diel, 1 Nëntor 2026

39 investime të reja në shkolla nga veriu në jug

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Investimet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Shkodër po vijojnë duke siguruar ambiente mësimore me standarde europiane.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projektet për rikonstruksionin e dy shkollave të tjera në këtë bashki, shkollë “Skënderbej” dhe mjediseve sportive në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër.

“Edhe 39 investime të reja për shkollat tona, nga veriu në jug, të cilat, pas hartimit të projekteve nga bashkitë, do të financohen nga qeveria shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se këto shkolla i shtohen 53 institucioneve arsimore që hapën dyert këtë vit, si dhe 450 shkollave dhe terreneve sportive të rilindura gjatë dekadës së fundit.

1 nga 8

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›